Kosova
Serbia bëhet shkrumb e hi/ Profesori për kërcënimet e pushtimit të Kosovës me ushtri
Profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për kërcënimet e zyrtarëve serb për luftë në Kosovë, dhe tha se nuk e beson që do të ketë invazion të ushtrisë serbe dhe as do të ketë luftë frontale në Kosovë.
Sipas tij, Serbia këtë e di dhe nuk mund e as që guxon të ia lejojë vetes, pasi sipas tij, do të shkonte në ferr.
“Nuk do të lejohet që të ndodhë në Kosovë një Hamas Ballkanik, por mundet që bandat kriminele serbe ti mësyjnë Kosovës nën drejtimin e Milan Radoiçicit. Nëse Vuçic do insistojë në autonominë e Kosovës, do nis efekti domino edhe në Sanxhak. Nëse synon luftë, Perëndimi është gati. Në këtë rast, forcat serbe jo vetëm që nuk do të hyjnë në Kosovë, por do të ndiqen përtej Sanxhakut. Edhe nëse Radoiçiç do të luaj ‘lojë lufte” si e fëmijëve, do të shkatërrohet dhe do të digjet, njëjtë sikurse Beogradi, që do ta përpinte ferri” – deklaroi Maxharraj.
Gjithashtu, sipas tij, draft statuti i publikuar i Asociacionit është thikë me dy teha, që po rri mbi shpatullat e Kosovës.
“Asociacioni në çfarëdo forme të jetë me kompetenca ekzekutive ose edhe pa to përmes vetëqeverisjes, manaxhues apo autonomi, e ka bishtin e rrezikshëm, dhe do të të thotë fazë përgatitëse për ndarjen e veriut të Kosovës”, potencoi analisti. Sipas tij, formimi i Asociacionit është tradhti për Kosovën nga ndërkombëtarët.
“Të ia ndërrosh fytyrën Kosovës për hatër të ndërkombëtarëve, për hatër të interesave të tyre gjeostrategjike, është edhe më keq dhe konsiderohet tradhti kombëtare” – shton Maxharraj.