Connect with us

Kosova

Serbia bie në hendek/ Analisti serb deklaron të pathënat

Analisti serb Aleksandër Popov thotë se asgjë në Serbi nuk shkon mirë. Sipas tij, Serbia me Aleksandër Vuciçin në krye është e korruptuar, mediat kontrollohen, ka rënë shteti ligjor dhe se prokuroritë nuk funksionojnë e gjykatat punojnë siç i udhëzon qeveria.

“Serbia prej vitesh nuk ka përparuar në hapjen e kapitujve të rinj në  negociatat për antarësim me Unionin Europian. Ajo është kokëfortë, sepse nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Europian” – tha Popov

Sipas analistit pavarësisht këtyre problemeve që ka, Serbia sërish gjen kohë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Malit të Zi.

“Fakti që Mali i Zi mund të bëhet i pari vend ballkanik, është para së gjithash, inkurajim për qeverinë aktuale të Podgoricës që të vazhdojë me reformat dhe të këmbëngulë në rrugën evropiane, pas gjithë turbulencave që e goditën, pro kjo ka ngjallur edhe xhelozinë e Serbisë” – theksoi analisti Popov

Sipas tij, ky është një mesazh për vendet e tjera në rrugën drejt BE-së, si dhe për Beogradin zyrtar

“Megjithatë, regjimi në Serbi sillet si një nxënës që merr një notë në shkollë: kur BE-ja e kritikon atë, regjimi thotë se nuk na duan, ata na urrejnë, por kur BE-ja jep para, atëherë ajo është e mirë” – potencoi Analisti serb Aleksandër Popo

Advertisement