Connect with us

Kosova

‘Serbia e ka gati një tjetër konflikt  të armatosur në Ballkan’

Avokati serb Cedomir Stojkoviç është shprehur se ka një rrezik real në Ballkan që Serbia të nisë një konflikt të armatosur, dhe se Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Republikës Sërprska në Bosnjë, Millorad Dodik, do të përpiqen me të gjitha mënyrat për të ndryshuar politikën europiane në Ballkan.

Ai tha se sulmi i vitit të kaluar në Banjskë në veri të Kosovës është një tregues i qartë se Serbia mund të organizojë në Ballkan edhe konflikte të tjera të armatosura.

“Kam përshtypjen se Vuçiç priste më shumë ekstremist në Parlamentin Europian, të cilët I shkojnë atij përshtat, ndërkohë që duket se dominimi do të jetë i njëjtë. Nuk do të ketë ndryshim të politikës së PE kundrejt Serbisë. Ekstremistët bënë përpara në Parlament, por gjithësesi ndryshimi nuk ishte aq i madh. Bashkimi Europian nuk do e ndryshojë politikën kundrejt Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosoves.Për Ballkanin situata është e qartë, Bosnja është një vend sovran i pavarur, Serbia po ashtu, Shqipëria dhe madje edhe Kosova. Ajo që do të ndryshojë do të jenë përpjekjet në Ballkan për ta ndryshuar politikën europiane. Dhe shtrohet një pyetje, a do të jenë përpjekjet e Vuçiç dhe Dodik paqësore apo me konflikte të armatosura. Çdo zyrtar i përgjegjshëm do të thoshte se ata nuk janë të çmendur të organizojnë një konflikt të armatosur. Por një vit më parë ishte tentativa në Banjskë, ndaj kjo situatë mund të duket e pabesueshme, por mund të ndodhë. Sot duket e pabesueshme që disa konflikte të ngrihen në Bosnjë, por është shumë e mundur që të ndodhin neser” – theksoi avokati Stojkoviç.

Advertisement