Kosova
Serbia e Kosova po humbasin kohë/ Feith: Situata më e vështire se 10 vite më parë
Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE, Pieter Feith tha në një intervistë se, duke iu referuar këtu situatës aktuale që është e tensionuar, Serbia dhe Kosova, po humbasin kohë. Sipas tij, tensionet në veri e kanë bërë situatën aktuale më të vështirë se 10 vite më parë.
“Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani, sipas këndvështrimit tim, sepse kemi humbur kohë të çmuar, është se Kosova dhe Serbia, nuk do të jenë të gatshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian së afërmi dhe se situata tani është më serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë me herët, sepse ne nuk e dimë nëse ka elementë të tjerë kriminalë që operojnë në veri të Kosovës dhe nuk e dimë nëse veprojnë vetëm, në mënyrë autonome pa konsensusin e qeverisë së Beogradit, apo nëse këta elementë kanë mbështetje aktive të autoriteteve serbe,” – deklaroi ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE, Pieter Feith.