Rajon
Serbia instalon policinë në veri të Kosovës
Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.
Serbia I ka patur aktive strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës.
Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që qarkullojnë me targa te leshuara nga Serbia.