Kosova
Serbia merr Veriun në këmbim të litiumit me SHBA
Rreziku i një konflikti midis Serbisë dhe Kosovës ekziston, veçanërisht nëse ka një “tregti” serioze të litiumit, që kryesisht është neglizhuar si një element strategjik i historisë sonë gjeopolitike – paralajmëroi politologu serb Mladen Mrdalj në një intervistë për ‘Cosinus’ të FoNet.
Nëse Perëndimi dhe mbi të gjitha amerikanët kanë aq shumë nevojë për litiumin, Mrdalj mendon se mund të spekulohet që Aleksandër Vuçiç do ta përdorë atë si bazë që Serbia të hyjë në veri të Kosovës dhe paskësaj amerikanët të bëjnë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
Kujtojmë se Qeveria e Brnabiç ka në plan hapjen e një miniere masive të litiumit në Serbinë perëndimore, ndër më të mëdhatë në botë
Në këtë mënyrë do të nxirret “litiumi për ta ndërruar me veriun e Kosovës” – ka shpjeguar politologu serb duke shtuar edhe se kjo hipotezë nuk duhet kaluar lehtë.
I pyetur për propozimin franko-gjerman për marrëveshje me Prishtinën, Mrdalj tha se është “gjueti në errësirë, sepse nuk ka specifikim se kush, çfarë dhe kur duhet të përmbushet. Ai mendon se marrëveshja është vetëm një lloj blerje kohe dhe vlerësoi se konflikti i ngrirë me Kosovën është më shumë në interes të Serbisë.