Connect with us

Rajon

Serbia ‘ndizet’ nga Lista e Zezë amerikane

Shpallja Non Grata e Aleksandër Vulin nga ana e SHBA ka sjellë reagime të shumta në Serbi. Analisti politik Dragomir Angjelkoviç tha për ‘Danas’ se segmenti gjeopolitik i akuzave amerikane ndaj Vulin nuk duhet kuptuar si diçka relevante.

“Është çështja jonë se si i ndërtojmë marrëdhëniet me Rusinë. Në fund të fundit, nuk na ka sulmuar Moska, por NATO-n e udhëhequr nga SHBA. Ndryshe janë gjërat me akuzat për përfshirje në trafik droge dhe armësh. Nuk po hyj në atë se a janë të saktë në rastin konkret apo jo, por Serbia është e obliguar që të kërkojë prova nga Uashingtoni që implikojnë drejtorin aktual të BIA-s” – deklaroi analisti politik serb, i cili shtoi:

“Ky është një mesazh serioz i Amerikës për këtë qeveri dhe Vuçiç, sado që të rrahë ai gjoksin, e kupton që SHBA nuk do ta tolerojë krimin, korrupsionin dhe më e rëndësishmja, bashkëpunimin e hapur në cenimin e interesave të Amerikës në këtë fushë”

Advertisement