Kosova
SERBIA NE KAOS TE PLOTE/ 2 mld dollar për të rrëzuar Vuçiçin…Akuza e presidentit

Portali i Sarajevës ‘Slobodna Bosna’ po raporton çdo ditë për ngjarjet në Serbi – nga protestat e studentëve deri te deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Në një nga shkrimet e fundit, e perditshmja shkruan se “Serbia po rrëshqet në kaos të plotë”, duke kujtuar se si Vuçiq shpalli publikisht qe Serbia është e ekspozuar ndaj një lufte te paparë hibride.
“Ata po sulmojnë një shtet të lirë dhe sovran me të gjitha mjetet e mundshme hibride, me qëllimin e qartë të rrëzimit të Serbisë” – ka thënë pak dite me pare presidenti Vuçiq I cili gjithshtu u betua se ne ditet ne vijimdo të tregoje te gjitha detajet se sa para kanë qenë paguar për shkatërrimin e Serbisë.
Slobodna Bosna citon gjithashtu edhe deklaratën e Vuçiqit se ai nuk do të ikë si presidenti sirian Bashar al-Assad.
Portali i Sarajevës shkruan se regjimi i Vuçiqit prodhon teori konspirative, dhe per kete qellim jane edhe deklaratat e oficerit në pension të policisë sekrete të Serbisë, Bozhidar Spasiç, i afërt me qeverinë e Vuçiqit.
“Vucic paraqiti një teori tronditëse konspirative sipas së cilës Perëndimi ka ndarë dy miliardë dollarë për rrëzimin e pushtetit ne Beograd dhe se disa liderë të opozitës serbe marrin rregullisht para prej tyre, nga 15,000 deri në 20,000 euro në muaj. Më shumë se 300 organizata ne Perendim po punojnë aktivisht për të rrëzuar Aleksander Vuçiç” – ka deklaruar Spasiç

