Rajon
Serbia në prag të luftës civile?! A po shkon drejt kaosit total dhe katastrofës…
Ndërsa protestat, bllokadat dhe tensionet e vazhdueshme në rrugët e Serbisë po ngrenë pikëpyetje serioze për të ardhmen e vendit, gazetarja e njohur Liljana Smajlović paralajmëroi një prognozë të zymtë, teksa tha se situata mund të përshkallëzohet në “përleshje dhe vrasje në rrugë” dhe madje edhe në luftë civile.
“Ka një moment kur shoqëria nuk mund të funksionojë normalisht. Unë mendoj se dikush po shpreson te arrihet ne nje pikë ku njerëzit të thonë se Serbia është bërë e padurueshme dhe te pyes se cfare duhet bere. Nuk mendoj se Serbia po shkon drejt luftes, por konfliktet e mundshme ne te ardhme do i rrezikojne gjerat” – deklaroi Smajloviç duke kujtuar se edhe presidenti serb deklaroi para pak ditesh se protestat e studenteve po e ndërlikojne më tej situatën.
Ndërsa opozita dhe studentët po bëjnë thirrje për ndryshim, shumë argumentojnë se shteti mund ta parandalojë konfliktin civil nëse do të reagonte më seriozisht. Thuhet se qeveria është ajo që mund të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm, ndërsa opozita dhe studentët kërcënohen të bëhen fajtorët kryesorë për një konflikt të mundshëm.
Duke komentuar këto akuza, Srđan Graovac nga Qendra për Stabilitet Social tha se ka disa që janë në hije dhe duan të shohin përballje serioze mes protestuesve dhe qeverise, në mënyrë që të hipin paskesaj në pushtet.
Kurse gazetari Darko Zlojutro kujtoi se ambasadori rus ne Beograd pati paralajmeruar se ka një tentativë për revolucion me ngjyra