Kosova
Serbia nuk tërhiqet, kërkesë NATO-s
Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri, por ende rrugët janë të bllokuara.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor. Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi u dëgjuan në Rudar afër Zveçanit, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qëlluar.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.
“Novosti”, raporton se në këtë tekst janë të detajuara arsyet pse “është e nevojshme” ardhja e trupave serbe.
“Kjo lëvizje e autoriteteve serbe, e cila padyshim do të bëhet pjesë e historiografisë, nëse shikohet në mënyrë strikte ligjore, sigurisht që nuk është një goditje boshe. Sepse dispozita e Rezolutës 1244 është formuluar në atë mënyrë që nënkupton detyrimin për të mundësuar kthimin e ushtrisë dhe policisë sonë.” – thuhet në këtë kërkesë, siç pretendohet nga mediumi në fjalë.
Por më tutje, raportohet se në kërkesën e Serbisë, thuhet se “komandanti i KFOR-it nuk ka kompetencë diskrecionale për të vendosur nëse do ta lejojë këtë apo jo, por është i detyruar të lehtësojë ardhjen e forcave serbe në veriun e Kosovës”.
“Kthimi i ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë nuk është thjesht një mundësi, por Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së krijoi obligim për KFOR-in që ta mundësojë këtë kthim.” – raportohet se shkruan në këtë kërkesë./ Nacionale
Arrestimi i një ish-polici serb të shtunën u bë edhe shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Duke folur nga barrikadat në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, Rakiq tha se populli serb “do paqe”.
“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, tha Rakiç, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime, raporton REL.
Një ditë më herët, ai po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.
Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Absolutisht e pavërtetë”, tha ai për REL.
Vuçiç u drejtohet ndërkombëtarëve: Kosova nuk po respekton asnjë marrëveshje! Na thoni, çfarë doni?
Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë dhe Metohi, ai tha se përgjigja wshtw në vend të komandantit të KFOR-it, i cili ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Serbia. Siç tha ai, KFOR-i do ta marrë kërkesën vetëm të enjten pasdite pas procedurave që duhet të ndiqen, andaj pyeti:
“Tani kam një pyetje për të gjithë ata, ju lutem më thoni, unë do t’i paraqes para tyre 5 dokumente të rëndësishme, cilin prej tyre duhet ta respektojmë, na thoni një dhe ne do ta respektojmë atë, zgjidhni ju, doni Marrëveshjen e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e Uashingtonit, na thoni, çfarë doni, a e kuptoni se ata nuk respektojnë asnjërën nga ato marrëveshje, as Prishtina dhe as ata që i ndihmojnë, tani e kanë pranuar se ua kanë bërë këtë edhe disa të tjerëve. Na thuaj çfarë do?” .- raporton Euro News Serbia.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pyetur sot se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.
Ai po ashtu tha se Beogradi po bwn thirrje pwr paqe: “Ne po bëjmë gjithçka, kemi punuar dje gjithë ditën, derisa morëm garanci se nuk do të pushtojnë së bashku, po kërkojmë që të lirojnë serbët e pafajshëm dhe jo të lirojnë policinë e armatosur, deri në dhëmbë. Nuk kanë asnjë mundësi reale për ta bërë këtë. Ne nuk duam konflikt, na duhet gjithçka në botë, por jo kjo.”
Vuçiç tha se ka marrë garanci se nuk do të ketë inkursione të reja në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe shembje të barrikadave dhe u bëri thirrje serbëve që të mos bien në provokime.
“Ne jemi duke bërë gjithçka, dje kemi punuar gjithë ditën derisa mbrëmë morëm garanci se nuk do të hyjnë për të shembur barrikadat, po kërkojmë edhe një herë që serbët e pafajshëm të lirohen dhe policia e Kosovës të mos hyjë më me tuba të gjata dhe ne treguam foto të atyre njerëzve me tuba të gjatë Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë në asnjë rrethanë”, theksoi Vuçiç.
Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, raporton REL.
Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.
Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.
Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.