Connect with us

Kosova

Serbia paguan PER KRIMET që ka bërë/ Picula: Banjska, një plagë që nuk mbyllet

Raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka thënë se Beogradi duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin terrorist që ndodhi gjatë vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Serbia duhet të iniciojë dhe të përfundojë procesin e përcaktimit të përgjegjësisë të atyre që ishin të përfshirëve në ngjarjet e Banjskës dhe të punojë për qetësimin e përhershëm të situatës në veri të Kosovës” – tha Picula gjatë një interviste për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

I pyetur nëse Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Picula theksoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të përmbyllet me marrëveshje.

“Persa i përket marrëdhënieve me Kosovën, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është nën patronazhin e BE-së, pjesë e së cilës duan të jenë Serbia dhe Kosova. Ai proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje që ndër të tjera do të mundësojë dhe jo të bllokojë anëtarësimin në BE për të dyja vendet” – theksoi raportuesi i ri për Serbinë në Parlamentin Evropian

Po ashtu, diplomati kroati ka folur edhe për gjasat që Kosova të behet anëtare e Organizatës së Kumbeve të Bashkuara.

“Mendoj se bëhet fjalë kryesisht për procese plotësuese dhe paralele, përfundimi i të cilave varet nga shumë faktorë. Sipas marrëveshjeve në kuadër të dialogut, kërkohet që Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Picula ka theksuar se pengesat më të mëdha në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE) janë stagnimi në reformat në fushën e sundimit të ligjit, në atë zgjedhor si dhe në lirinë e mediave.

I pyetur nëse BE-ja beson se Serbia ka një qeveri jodemokratike dhe autoritare, siç pretendojnë opozita serbe dhe shumë deputetë evropianë, Picula shtoi se qeveria në Serbi shpesh demonstron tendenca autoritare dhe antievropiane.

Advertisement