Connect with us

Kosova

Serbia po bën spastrim etnik në Luginë të Preshevës/ Sveçla drejton gishtin nga Beogradi

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thënë se po ua shkel të gjitha të drejtat elementare. 

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla ka shkruar se ky spastrim duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar dhe se Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës.

“10% e totalit të Policisë së Kosovës janë nga radhët e komuniteteve dhe mbi 50% prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb, e kunderta ndodh ne Serbi. Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre. Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

Advertisement