Connect with us

Kosova

‘Serbia të ndëshkohet’/ Kurti: I kërkova Brnabiç të nënshkruajmë marrëveshjen bazike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të ndëshkohet për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se sot i ka kërkuar homologes nga Beogradi Ana Brnabiç që të nënshkruajnë marrëveshjen bazike dhe të Ohrit.

“Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin Evropian. Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet. Sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.

Advertisement