Connect with us

Rajon

Serbia te ruhet nga kurthi/ Ish kryediplomati paralajmëron

Ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç, duke komentuar vizitën e Albin Kurtit dhe darken informale në Greqi, tha se në takimin e Athinës ai pret afirmimin e të gjitha atyre qëndrimeve të BE-së për deeskalimin e krizës në veri, me një mesazh të qartë se zgjidhja e çështjes së Kosovës, në platformën e Brukselit, shihet si kusht për progres në integrimet evropiane.

“Ka një presion të ri ndaj Serbisë, në vijën e barazimit me Kosovën, duke u bërë thirrje të dyja palëve të bëjnë atë që kërkohet prej tyre” – tha Milivojevic, teksa dhe theksoi se BE-ja do kërkojnë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet e reja ne komunat veriore.

Sipas ish kryediplomatit serb, qëndrimi i Serbisë nuk do të ndryshojë, përkatësisht deeskalimi, tërheqja e policisë së Kosovës nga veriu, lirimi i serbëve të arrestuar, shpërbërja e kryetarëve shqiptarë, fundi i represionit dhe imponimi i zgjidhjeve politike me dhunë, në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Brukselit.

Milivojevic beson se serbët nuk do të bien në grackën për të hyrë në procesin e imponuar nga Prishtina, për të shkuar në zgjedhje dhe për t’i dhënë legjitimitet dhe ligjshmëri sjelljes së dhunshme të autoriteteve të Prishtinës.

Advertisement