Presidenti amerikan Donald Trump përmendi sërish Serbinë dhe Kosovën në konferencën për shtyp. Trump tha sot se ka punuar shumë dhe nuk e di nëse ka ndonjë president të SHBA-së që ka punuar më shumë se ai në lidhje me dy shtetet.

Trump tha se i ka bërë presion Serbisë me ndalje të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do të sulmonte Kosovën dhe të ndodhte një “luftë e madhe”. Presidenti amerikan ka deklaruar se pas kësaj, ata ishin zmbrapsur.

“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia dhe Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thashë që, nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, tha Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump, para dy ditësh, kishte përmendur Serbinë dhe rrezikun që shtetit serb të niste një përplasje. “Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, – kishte thënë Trump.