Rajon
Serbisë i vihet kusht njohja e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç, beson se nuk mund të ketë përparim në vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndërmend të zgjidhë problemet
Ai theksoi se Asocciacioni i Komunave Serbe ende nuk ekziston pasi nuk ka asnjë shenjë.
“Prishtina është tallur me prezantimin e planit të veprimit për asociacionit, kurse veriu i Kosovës është pushtuar institucionalisht nga kryetarët e Albin Kurtit” – deklaroi Odaloviç duke shtuar se sulmet ndaj serbëve janë me qindra, kurse Brukseli nuk i kushton vëmendje dhe as i përmend në takime.
Në lidhje me samitin e Brdo-Brioni në Maqedonine e Veriut, ku pika kryesore ishte pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2030, Odalović e sheh vetëm si dëshirë, sepse siç theksoi ai, në Bruksel nuk janë të interesuara për zgjerim.
“Ka arsye për skepticizëm të bazuar, pasi procesi i integrimit evropian kërkon shumë kohë. Do të duhet shumë kohë për të përmbushur dëshirat për shkak të mungesës së interesit të BE-së për zgjerim”, theksoi Odaloviq.
Sipas tij, me standardet atipike për zgjerim që i janë vendosur Serbisë përmes kapitullit 35, Beogradit i është vënë “lak në qafë” me mesazhin se mund të anëtarësohet në BE vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

