Kosova
Serbofili Richard Grenell dhe rikthimi i Trump, çojnë Ballkanin në luftë
Profesori amerikan, Daniel Serwer, duke folur për zgjedhjen e mundshme të Donald Trump në krye të SHBA-së, tha se parashikon ditë të vështira për rajonin. Sipas tij, Trump mund të rikthehet në pushtet dhe se prane mund te kete Richard Grenell, e të cilin ai e quan “Serbofil”.
Analisti dhe njohësi i mirë i rajonit u theksoi gjithashtu se Trump do rikthejë luftën në rajonin e Ballkanit dhe se kthimi i tij ne Shtepine e Bardhe, do te thotë se do të favorizojë ndarjen e Kosovës.
“Mbështetja e Trump te serbofili Richard Grenell për këshilla mbi Ballkanin dhe investimi i dhëndrit të tij në Beograd, do të garantojnë mbështetje për ambiciet e Serbisë. Kjo do të përshpejtonte sfidat për kufijtë e Serbisë, si dhe për Bosnjën dhe ndoshta për Malin e Zi dhe Maqedoninë. Sfida të tilla do të ndezin dhunën, spastrimin etnik dhe përfundimisht luftën. Ballkani qe tani eshte duke zier, do të vlojë nga destabilitet, madje edhe mund te shkoje në luftë rajonale nëse Trump merr një shans tjetër për të ndjekur ndarjen etnike” – ka shkruar Serwer.
Profesori u shpreh gjithashtu se Kosova po kërkon që Beogradi te tërheq letrën që mohon marrëveshjen e fundit të arritur vitin e kaluar dhe gjithashtu edhe nënshkrimin e saj. Serwer përmend këtu edhe kushtin e tretë të kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Radojiçiqit. Sipas tij, kjo qasje e kryeministrit zemëron BE-në dhe SHBA-në.
Sipas Serwer, një qasje e tillë po prodhon kundër efekt dhe se Kosova në dialog është për të përmirësuar raportet e saj me SHBA-në dhe BE-në.
Profesori amerikan deklaroi se lidershipi amerikan për rajonin është vendimtar dhe se shumica e udhëheqësve që ka takuar e pranojnë se zgjedhjet e nëntorit do të jenë vendimtare për Ballkanin. Kthimi i Trump sipas tij, se do të favorizonte ndarjen e Kosovës.
“Gatishmëria e tij për t’i dorëzuar Rusisë një pjesë të Ukrainës do të rihapë çështjen e ndarjes në Ballkan” – ka potencuar Daniel Serwer.