Connect with us

Sport

Sergio Ramos, pas katër vitesh, rikthehet si kundërshtar në “Bernabeu”…

Sergio Ramos po numëron mbrapsht rikthimin në “Santiago Bernabeu” si kundërshtar i Realit, pasi kanë mbetur vetëm pak orë deri në ndeshjen mes “meringues” dhe Sevillas ( 21:00).

Mbrojtësi spanjol do të rikthehet në stadiumin ikonik të Madridit pas katër vitesh, pasi ndeshja e tij e fundit atje ishte më 1 mars 2020 me fanelën e Real Madridit në “El Clasico” kundër Barcelonës, përpara se aksioni sportiv të ndalohej për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 22 maj 2021, ai veshi për herë të fundit fanelën e bardhë në ndeshjen kundër  Villarrealit në “Valdebebas”. Bota dhe Reali, në të cilin luajti plot 16 vite (2005-2021) dhe pushtoi pothuajse gjithçka në karrierën e tij, pritet ta mirëpresin ngrohtësisht.

Prezantuesi i “Bernabeut”, veçanërisht kur të shpallë formacionin e Sevillas, do të bëjë një pauzë të shkurtër te emëri i Sergios, në mënyrë që tifozët “merengues” të thërrasin Ramos.

“Tifozët tanë do ta mirëpresin atë shumë mirë si një kapiten i madh, një lider i shkëlqyer dhe gjithashtu një model për klubin tonë,”- tha Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

Nga ana e tij, spanjoli siguroi se nëse shënon kundër Realit, nuk do ta festojë golin e tij. “Nëse shënoj në “Bernabeu”, nuk do të festoj. Do të ndihem si në shtëpinë time, sepse kam kaluar kaq shumë vite atje, me momentet më të rëndësishme të karrierës sime dhe kam kujtime të shkëlqyera nga tifozët dhe shokët e mi. Do të jetë një moment unik dhe emocionues”, tha ai konkretisht.

Advertisement