Connect with us

Sport

Serie A, Inter ‘marshon’ drejt titullit, mposht Empolin me golat e Dimarcos dhe Alexis Sanchez

Interi ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti në ‘Meazza’ me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Empolit.

Sfida ishte delikate, pasi dhe Empoli pati mundësitë e saj, megjithatë zikaltrit nuk e vunë në diskutim triumfin. I pari që shënoi ishte mbrojtësi i majtë Federico Dimarco, i cili në minutën e gjashtë dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, në lojë hyri dhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani që si zakonisht zuri vendin e Calhanoglu në të 69-ën.

Në minutën e 81’ do të ishte Alexis Sanchez që do të dyfishonte shifrat duke vulosur fitoren e Interit, pas një topi nga Dumfries. Kiliani kishte vetëm 4 minuta në fushë dhe shënoi golin e që siguroi 3 pikët.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 79 pikëve në Serie A, pas 30 javëve kampionat.

Javën e ardhshme skuadra e Inzaghit do të ndeshet me Udinezen në transfertë.

 

Advertisement