Connect with us

Sport

Serie A/ Interi ‘hakmerret’ kundër Fiorentinës me gol të parregullt, fiton 2-1 dhe i bën presion Napolit për kreun

Pas katër ditësh nga humbja në Firenze, Interi rikthehet te tri pikët dhe mposht 2-1 Fiorentinën në Serie A duke marrë ‘hak’ për sfidën e shkuar. Këtë të hënë në “San Siro” djemtë e Simone Inzaghit fituan në shtëpi kundër ‘Vjollcëve’ për raundin e 24-t në Serie A.

Polemikat e shoqëruan këtë duel në golin e parë, pasi gjithçka nisi nga një top i dalë jashtë që më pas u rikthye në lojë nga Bastoni. Në minutën e 27-të Bastoni ktheu në lojë një top që duket se kishte përfunduar jashtë fushës për të paktën 20 apo 25 centimetra, me mbrojtjen e ‘Violas’ që më pas e devijoi topin në goditje këndi, nga ku erdhi edhe autogoli i Pongracic.

Në fundin e pjesës së parë Mandragora barazoi ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë. Duhej Arnautovic në minutën e 52-të që Interi të merrte tri pikë dhe me 54 pikë të qëndrojë në vendin e dytë të renditjes, një pikë më pak se kryesuesit e Napolit.

Gjithçka në Serie A mbetet e hapur për titullin kampion, ndërsa fundi i kësaj jave e gjen Interin në një përballje kundër Juventusit.

Renditja:

Interi shënoi gol të parregullt, topi ishte jashtë fushe! Pse VAR nuk mund të ndërhynte?

1739220975_seriea.jpgInteri dhe Fiorentina e mbyllën 1-1 pjesën e parë të ndeshjes së javës së 24-t në Serie A. Polemika për gjykimin në fraksionin e parë, me Interin që shënoi nga një top i dalë jashtë fushe.

Në minutën e 27-të Bastoni ktheu në lojë një top që duket se kishte përfunduar jashtë fushës për të paktën 20 apo 25 centimetra, me mbrojtjen e Violas që më pas e devijoi topin në goditje këndi, nga ku erdhi edhe autogoli i Pongracic.

Tanimë në Itali kanë nisur polemikat për rastin, por Gazzetta dello Sport bën me dije se VAR nuk mund të ndërhynte në këtë rast. Do duhej anësori që të sinjalizonte kryesorin La Penna, pasi në të tilla momente VAR nuk ka kompetenca për t’u ‘futur në lojë’.

Advertisement