Bota
Sërish luftime të ashpra në Sudan, raportohet për…
Të paktën 12 civilë u vranë të dielën nga bombardimet nga ushtria dhe paraushtarakët, të cilët tani kanë filluar luftimet në një qytet tjetër në Darfur, një rajon në Sudanin perëndimor.
Që nga 15 prilli, lufta midis forcave të armatosura të gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, presidenti de fakto i Sudanit pas grushtit të shtetit të vitit 2021, dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo, i kthyer në armik të betuar, kanë shkaktuar më shumë se 2800 viktima, sipas vlerësimit të fundit të organizatës joqeveritare ACLED, dhe kanë zhvendosur më shumë se 2.5 milionë të tjerë.