Connect with us

Kosova

Sërish protestat në veri/ Serbët mblidhen para komunave!

 Kanë nisur sërish protestat në veri të Kosovës. Serbët janë mbledhur para selive komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok për të protestuar kundër kryetarëve shqiptarë dhe Policisë së Kosovës.
Ata kërkojnë tërheqjen e tyre nga komunat. Pjesëmarrja deri tani është e ulët për shkak të motit me reshje shiu.
Autoblindat e Policisë së Kosovës, të cilat ditë më parë ndryshuan vendodhjen dhe u vendosën prapa objekteve komunale, nuk kanë lëvizur dhe po qëndrojnë aty. Ushtarët e KFOR-it, ndonëse në numër shumë të vogël, vazhdojnë të qëndrojnë përreth ndërtesave të komunave.
Advertisement