Kosova
BORDI I PAQES, NJE TJETER MASHTRIM I TRUMP
Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, vlerësoi se Komiteti i Paqes, i themeluar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe të cilit i janë bashkuar si themelues Kosova dhe Shqipëria, është “një tjetër mashtrim i Trump”. Server tha se Trump synon të fuqizojë veten me Komitetin e Paqes.
“Shkurt, Komiteti i Paqes duhet të bëjë çfarëdo që vendos Donald Trump. Në fund të fundit, si gjithmonë, është pushteti i tij personal dhe i pakufizuar… Komiteti i Paqes është një tjetër mashtrim i Trump që synon fuqizimin e vetes”, shkroi Server.
Server theksoi se Bordi përbëhet kryesisht nga shtete autoritare dhe gjysmë-autoritare që duan t’i afrohen Trumpit.
“Sipas llogaritjeve të mia, asnjë demokraci vërtet e konsoliduar, me përjashtim të Mongolisë, nuk është anëtarësuar. Mungojnë të gjitha fuqitë e mëdha në Evropë, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Lindore dhe Amerikën Latine. Asnjë vend i Afrikës Subsahariane nuk është anëtarësuar. Lindja e Mesme është e përfaqësuar mirë. Kjo është e kuptueshme, pasi që puna e parë e Bordit do të jetë Gaza. Mbetet e paqartë nëse ndonjëri prej këtyre anëtarëve do të paguajë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë për një vit. Rusia dëshiron të anëtarësohet dhe të paguajë për anëtarësimin e saj me fonde të ngrira. Trump tha se është në rregull”, shkroi Server.
Server vlerësoi se Komiteti i Paqes po dështonte dhe se “ishte më e mira që mund të kishte ndodhur”.
Ai vlerësoi se nëse Komiteti i Paqes do të vazhdonte dhe do të merrej me rindërtimin e Gazës, atëherë “spastrimi etnik i shumicës së palestinezëve do të bëhej i përhershëm”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi Kartën e Komitetit të Paqes në Davos javën e kaluar dhe njoftoi se do ta paraqesë atë në parlament për ratifikim