Connect with us

Kosova

Serwer jep paralajmërimin e frikshëm pas deklaratës së Vuçiçit

Krerët e shtetit të Kosovës, gjatë kohëve të fundit, kanë dhënë paralajmërime se mund të ketë sulme të reja të armatosura nga Serbia

“Të gjitha informatat që kemi tregojnë se Serbia po planifikon sulme të reja. Unë do t’i informoj të gjithë liderët evropianë për informatat që institucionet tona të sigurisë së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne së bashku duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si preventivë në mënyrë që Serbia të mos lejohet më ta destabilizojë rajonin tonë”- ka thënë Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti, ka folur për mundësinë e sulmeve të reja nga Serbia, duke treguar se grupi i Milan Radojiçicit po vazhdon të riorganizohet në Serbi dhe se i njëjti po planifikon sulme të reja në Kosovë.

Deklaratat e liderëve të Kosovës, erdhën pas paralajmërimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se në vitin 2024 do të ketë shumë më tepër kriza dhe konflikte në Serbi dhe në Kosovë.

Duke komentuar këtë deklaratë të presidentit serb, eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka akuzuar Vuçiçin se ka qene ai që i ka ndezur të gjitha konfliktet e fundit ndërmjet dy vendeve.

“Presidenti Vuçic e di, pasi ai i ka shkaktuar konfliktet e fundit. Nëse ai thotë se do të ketë më shumë konflikte, është e sigurt se do të ketë më shumë” –  ka deklaruar Daniel Serwer

 

Advertisement