Connect with us

Kosova

Serwer zbulon planet e frikshme të Vuҫiçit dhe kush nga europianët po e ndihmon

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer vlerësoi se Zagrebi dhe Beogradi duan që të drejtat e grupit dhe dispozitat kushtetuese që i mbrojnë ata të mbizotërojnë mbi të drejtat individuale, të cilat do të siguronin mbajtjen e përhershme të pushtetit për nacionalistët etnikë në Bosnje dhe Hercegovinë afër interesave të Kroacisë dhe Serbisë. Ai tha në seancën e rregullt të Asociacionit të Intelektualëve të Pavarur ‘Rrethi 99’ me temën “Çfarë po përpiqen të bëjnë Serbia dhe Kroacia në Ballkan, tha se faktori kryesor rajonal është Beogradi, i cili po përpiqet të krijojë atë që tani e quan një “botë serbe”. Ai pretendon se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje dhe se këtu nuk përfshihet vetëm Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Mali i Zi dhe Kosova. “Në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç ka Milorad Dodik, i cili është pjesërisht një përfaqësues dhe pjesërisht një rival. Beogradi mbështet përpjekjet e Dodik për të ndarë serbët nga qeveria e Sarajevës. Por ata nuk do të duan që Dodik të përmbushë ambicien e tij për shpalljen e pavarësisë” – tha Serwer, duke shtuar se kjo do ta vë Serbinë në pozitë të vështirë. “Në pamundësi për të njohur Republikën Srpska nga frika e reagimit evropian dhe amerikan, Vuçiç nuk do të lejojë që Dodik ta kapërcejë etno-nacionalizmin e tij dhe të kërkojë aneksimin e Republikës Srpska në Serbi. Vuçiç gjithsesi po afrohet gjithnjë e më shumë me Dodikun, ndërsa ai lëviz gjithnjë e më shumë në orbitën e Rusisë dhe Kinës.Parandalimi i qeverisjes së suksesshme demokratike në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pengimi i rrugës së saj drejt Evropës janë synimet e Vuçiçit dhe Dodiku i shërben mirë atij qëllimi, derisa të kalojë miljen e fundit” – deklaroi Daniel Serwer

Advertisement