Aktualitet
Sezoni turistik/ Rama: Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë
Gjatë sezonit turistik, por edhe përgjatë vitit 2023 Shqipëria ka pritur turistë nga e gjithë bota.
Sipas një raporti të Airport Councils International, konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.
Sipas shifrave të bëra publike nga kryeministri Rama, Shqipëria renditet e para me një rritje 116.6%, në krahasim me vitin 2019.
“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%! Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi lart”, shkruan kryeministri Rama në platformën X.