Connect with us

Shkrime

Sfidoi NATO-n/ Gabimi fatal i Albin Kurtit

Politologu serb nga veriu i Kosovës, Ognjen Gogiç beson se kryeministri Albin Kurti ka provokuar NATO-n me lëvizjen e tij në lidhje me urën në Ibër dhe se as që është në dijeni se çfarë gabimi ka bërë.

Ai theksoi se NATO-ja nuk ka reaguar ndaj disa vendimeve të tjera problematike, si kriza e dinarit apo heqja e postave, por një gjë të tillë e kanë bërë aktorët politikë nga BE-ja apo SHBA-ja.

Sipas tij, nuk dihet se çfarë vlerësimi ka bërë NATO-ja, përkatësisht KFOR-i dhe nga ana e kujt do të kishte dhunë të mundshme në rast të hapjes së urës në Ibër.

Kurse komentatori politik Boshko Jakshiç tha se është e rëndësishme të shikohet me kujdes vizita e kreut të CIA-s në Prishtinë dhe Beograd në këtë këndvështrim dhe se është e qartë se amerikanët kanë shprehur pakënaqësi me sjelljen e Albin Kurti së fundmi.

“Kryeministrit te Kosoves i atribuohen lëvizje të nxituara, të njëanshme që nuk janë në favor të normalizimit te marredhenieve me Serbine dhe serbet ne veri. Por, mund të thuhet se presioni i Perëndimit, përfshirë NATO-n dhe presionet diplomatike e ushtarake dhe të gjitha presionet e tjera janë në rritje. Ne ende nuk kemi një përgjigje apo rezultat te atyre presioneve. Supozohet se këtë herë Albin Kurti mund tI vlerësojë drejt kritikat që ka marre, duke pasur parasysh se amerikanët përmbysën një nga qeveritë e tij dhe se shpata e Damokleut është ende e varur mbi kokën e Kurtit. Por, ky I fundit është krejt i paparashikueshëm…” – deklaroi Jakshiç.

Ai beson se as forcat e sigurisë së Kosovës dhe as grupet e mundshme, të ngjashme me atë të organizuar nga Milan Radoiçic në Banjske, nuk mund të përbëjnë një kërcënim real për forcat e KFOR-it, por Perëndimi dëshiron të shmangë një përshkallëzim të mundshëm.

“Të gjitha incidentet në Kosovë mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit, siç konfirmoi shembulli i Banjskës. Nga njëra anë është aspekti i sigurisë së gjithë situatës, dhe nga ana tjetër është situate politike dhe eleminimi I krizave te cilat Rusia mund ti perdore per te destabilizuar Rajonin” – potencoi analisti politik, duke shtuar se Kurti aktualisht ndodhet në një situatë të pazakontë.

“Kurti ka një mbështetje te brendshme shumë të forte. Jo vetëm sepse ai flet për demokratizim, sepse kjo është më shumë për veshët e Perëndimit, por sepse ai çimenton pavarësinë e Kosovës dhe Kosovën si shtet. Kjo është një nga arsyet që e pengon Perëndimin të ushtrojë më shumë presion mbi të. Me shumë mundësi ai do ti fitoje serish zgjedhjet e ardhshme, teksa ne Perendim cilesohet si nje “marksist dogmatik” dhe është vërtet e vështirë të merresh me të” – deklroi Boshko Jakshiç

Advertisement