Pinknews
Sfidoi sëmundjen dhe qethi flokët zero
Christie Valdiserri është një modele e famshme amerikane, balerinë profesioniste dhe influencere në rrjetet sociale.
Modelja ka qenë pjesëmarrëse në sezonin e 23-të të Big Brother në SHBA, në vitin 2021, por fama e saj kishte nisur para pjesëmarrjes në reality show-n.
Tashmë Christie Valdiserri numëron më shumë se 41 mijë ndjekës në Instagram. Ajo njihet si një vajzë guximtare që sfidoi sëmundjen.
Jo shumë kohë pasi u diplomua, Christie vuri re se diçka nuk po shkonte me shëndetin e saj. Ajo u diagnostikua me alopecia areata, një çrregullim autoimun që zakonisht rezulton në humbjen e flokëve.
E gjendur përballë kësaj sëmundje, Christie vendosi që flokët e saj t’i qethë zero. Që nga ajo kohë, modelja ka motivuar vajzat.
Aktualisht, ajo është fokusuar më së shumti në karrierën e saj të modelingut dhe ka fituar një popullaritet shumë të madh.
Për më tepër, shihni fotot në galerinë e mëposhtme