Connect with us

Shkrime

Shah Mat për asociacionin/ Mos u përball me Amerikën o Albin

Ishte saktësisht 31 janari i këtij viti kur Ambasada e SHBA në Prishtinë kishte thirrur takim për nisjen e diskutimeve rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kur po atë ditë shërbimi në gjuhën serbe i Euronews doli me një lajm “ekskluziv” se nga burimet e saj diplomatike kishte mësuar se Amerika kishte kushtëzuar futjen në rend të ditës të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, aplikim ky i cili ishte dorëzuar në maj të vitit të kaluar nga Ministrja Gërvalla.

Kushtëzimit amerikan i ishin përgjigjur ok edhe Gjermania, Franca dhe Italia, raportonte media evropiane, pikërisht shtetet kryesore mbështetëse të Kosovës si dhe shtytësit më të mëdhenj të një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila do të konkretizohej si plani evropian për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt në Bruksel.

Ky kushtëzim do të mbetej deri kur “Kosova të adoptonte një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Departamenti amerikan i Shtetit pyetur rreth këtyre raportimeve as e pohoi e as e mohoi një gjë të tillë.

Në një dokument të brendshëm të qeverisë, sipas mediave në Kosovë, një gjë e tillë rezulton të jetë e vërtetë.

Ndërkaq Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, kohëve të fundit la të kuptohet se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është shtyrë dhe se kjo temë nuk është aktualisht në tryezë.

“Nuk e kundërshtojmë. Por, nuk mendoj se debati mbi këtë çështje është në tryezë” – tha ajo për gazetën austriake “Der Standard”

Ndërkaq nga Këshilli i Evropës përgjigja ka qene e zbehtë kur janë pyetur pse aplikimi i Kosovës në KiE nuk futet në rend të ditës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pretendon ndryshe. Ajo shprehet se para dorëzimit të aplikimit në KiE, “është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen e gjerë për të kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit”.

Megjithatë, asnjë fazë nuk është kaluar gjer më sot, afro një vit pas.

Të gjitha gjurmët të çojnë te kushti I pazëshëm amerikan: Ska Këshill Europe pa asociacion e komunave me shumice serbe

 

 

Advertisement