Connect with us

Rajon

Shakaja e hidhur e BE/ Reagimi i Edward Joseph

Ka kaluar plot një muaj që nga arritja e marrëveshjes së Ohrit në mes  Kosovës dhe Serbisë. Në Aneksin e Implementimit për të cilin janë pajtuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic është edhe pika e gjashtë në të cilën flitet për themelimin e një Komiteti të Përbashkët të Monitorimit që do të drejtohet nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me atë nëse është respektuar ky afat kohor, ka pyetur  Brukselin, analisti amerikan, Edward Joseph.

Ai ka thënë se ky afat tashmë ka kaluar kur duhej të themelohej Komiteti i drejtuar nga BE-ja për të mbikëqyrur implementimin e të gjitha pikave të marrëveshjes.

Joseph vec shtrimit te pyetjes ka kerkuar qe Brukseli të tregojë perse  s’ka ndodhur diçka e tillë.

Ai gjithashtu ka shkruar se Washingtoni dhe Brukseli duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që e kanë draftuar dhe që e kanë imponuar, meqë thotë se edhe besueshmëria e BE-së dhe SHBA-së janë në pyetje bashkë me palët.

“Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi”, ka shkruar Joseph.

 

Advertisement