Kosova
SHARRA NE GOZHDE/ Gjuriç kërcënon Kroacinë për Kosovën/ Picula në shenjestër
Ministri i Punëve të Jashtme I Serbise Marko Gjuriq tha se Ministria qe ai drejton do të “mbajë nën vëzhgim” punën e raportuesit të ri të Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputetit kroat Tonin Picula.
“Çdo tentativë për të shpërdoruar pozitën e tij për të etiketuar negativisht Serbinë, siç ka bërë përpara apo veprime të motivuara nga paragjykimet, ne do ti regjistrojmë dhe do tja vëmë në pah publikut evropian” – deklaroi Gjuriq për televizionin Pink
Ai vlerësoi se është e papranueshme që pozita e raportuesit të Parlamentit Evropian të keqpërdoret për çfarëdo apo kujtdo, politike apo “agjende etno-nacionaliste të bazuar në paragjykime”.
Gjuriq theksoi se Serbia kërkon një vend në tryezën evropiane, por nuk duhet të bëhet Porto Riko e Evropës.
Sipas tij, për një kohë të gjatë dhe veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka pasur një lloj “fushate të vazhdueshme politike që synon ta ndajë shoqërinë serbe në kampe gjeopolitike.
“Unë e kundërshtoj fuqishëm këtë, Serbia është e qartë në rrugën e saj evropiane” – potencoi Gjuriq.
Duke folur për një sondazh të fundit që tregoi se 43 për qind e qytetarëve serbë janë në favor të anëtarësimit në BE, dhe 42 për qind në favor te BRICS, ai deklaroi se kjo është ndikuar kryesisht nga ngjarjet nga e kaluara – nga bombardimet e ish-Jugosllavisë në vitin 1999, për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.