Bota
SHBA: Armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë, nuk është gjëja e duhur
Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin se vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Moskë nuk merr parasysh palën ukrainase dhe se përpjekjet e Pekinit po shkojnë në një drejtim.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se armëpushimi i parashikuar në planin e paqes të Kinës nuk do të çonte në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, por do të ishte ratifikimi i pushtimit rus.