Kosova
SHBA-BE/ Fajtorët e krizës Kosovë-Serbi
Për Edward P. Joseph, ekspert amerikan i politikës së jashtme dhe lektor në Universitetin Johns Hopkins ne SHBA, Uashingtoni dhe Brukseli ndajnë fajin për krizën dhe se ka një absurditet në sanksionimin e një aleati demokratik në Prishtinë, ndërkohë që mirëpresin një “autokrat manipulues, pro-rus në Beograd”.
I pyetur nese ai besoni se Albin Kurti nuk është fajtor për situatën e krijuar dhe se SHBA dhe BE nuk duhet t’i përgjigjen me masa refuzimit të tij për të përmbushur kërkesat e tyre, eksperti amerikan deklaroi:
“Është interesante që Kurti kritikohet ashpër nga shqiptarët për qasjen e tij ndaj SHBA-së dhe BE-së, veriut, madje edhe ndaj serbëve të Kosovës. Opozita, të gjitha partitë plus një pjesë e madhe e mediave dhe shoqërisë civile, janë të zemëruar me Kurtin jo vetëm për shkak të ndarjeve të brendshme, por edhe për shkak të ashpërsisë së tij ndaj serbëve të Kosovës dhe qëndrimit të tij në veri”.
Sipas Joseph, politika në Kosovë nuk është garë se kush mund të jetë më i ashpër ndaj serbëve. Përkundrazi, opozita akuzon Kurtin se ka tjetërsuar pa nevojë SHBA-në dhe BE-në, për shkak të Veriut. Në përleshjen e pafalshme të javës së kaluar në parlamentin e Kosovës, shohim armiqësinë e fortë që ekziston në opozitë.
SHBA-ja dhe BE-ja ndajnë fajin për situatën për shkak të mënyrës sesi menaxhuan dinamikën e ngjarjeve për muaj të tërë. SHBA dhe BE janë mjaft të ashpra ndaj Kurtit, por prej muajsh lejuan provokimet e Vuçicit. Kjo u pa qartë gjatë dhunës së 29 majit ndaj KFOR-it. Megjithatë, Vuçiç u vlerësua si partner, kurse Kurti fajtori kryesor për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Kjo eshte e pafalshme” – theksoi eksperti amerikan