Connect with us

Rajon

‘SHBA-BE t’i japin fund Albin Kurtit’

SERBI– Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç bëri një deklaratë të fortë gjatë një interviste në televizonin shtetëror ser RTS ku deklaroi se BE dhe SHBA duhet t’i japin fund qeverisjes së kreyministrit të Kosovës Albin Kurti pasi sipa tij nëse nuk e bëjnë këtë atëherë janë të pafuqishëm ose e pëlqejnë në heshtje sjelljen e tij.

“Duhet të bien maskat dhe të shihet nëse ekziston apo jo marrëveshja e Brukselit. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund të marrin fund me Kurtin, atëherë kjo është ose pafuqi e tyre, ose pëlqimi i tyre i heshtur”, tha Daçiç.

Sipas tij, Serbia nuk është palë në konflikt por Serbia po lufton për mbrojtjen e Marrëveshjes së Brukselit. I pyetur nëse Perëndimi do të mund t’i bëjë presion Kosovës, shefi i diplomacisë serbe thotë se nuk e di nëse mund t’i bëjnë presion Kosovës, por sipas tij askush në Serbi nuk beson se nuk munden. Daçiç tha Bashkimit Evropian se është edhe detyrim i tij që të formojë Asosacionin.

“Unë i them BE-së se është edhe obligim i tyre që të formojnë Asosacionin, jo vetëm të Kurtit. E ka nënshkruar Catherine Ashton, nëse nuk është kështu, atëherë edhe mua më keni mashtruar”, theksoi ai. 

Duke komentuar daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, Daçiç tha se ky është një vendim historik dhe se ai e mbështet atë.

“E gjithë bota mund të marrë vendime për Kosovën dhe Metohinë, por Beogradi nuk mundet. Ky është vendimi i serbëve me Kosovën dhe Metohinë”, tha shefi i diplomacisë serbe”, shtoi ai.

Ai shtoi se Prishtina mendon se i kanë anestezuar serbët dhe se janë gati të pranojnë pavarësinë. Duke komentuar mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, ai tha se mund të aplikojnë për anëtarësim në BE por që sipas tij kjo nuk shans të ndodhë.

“Ata duan ta detyrojnë BE-në të votojë për ta. Është një veprim që nuk ka shanse të ketë sukses sepse pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës,” tha Daçiç.

Ç’po ndodh në Kosovë?

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Advertisement