Connect with us

Kosova

SHBA dhe BE heqin dorë

“Ska marrëveshje me njohje në qendër, synimi tani vetëm stabiliteti” – Profesori universitar, Milazim Krasniqi, tha se tanimë është hequr dorë nga politika e mëhershme e BE-së dhe ShBA-së për një marrëveshje që ka njohjen në qendër. Ai tha se edhe insistimi i ndërkombëtarëve për ta pranuar planin franko-gjerman, ka ardhur si pasojë e dështimit të dialogut dhe rrezikut për eskalim të situatës në Ballkan.

Plani franko-gjerman ka ardhur si pasojë e një procesi të vështirë dhe të dështuar të negociatave në Bruksel. Është tentuar që nga viti 2011 e këndej të gjendet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me idenë themelore që të kishte njohjen e Kosovës nga Serbia, por i gjithë ai proces ka dështuar tashmë, edhe në sfondin e luftës që po ndodh në Ukrainë edhe të rrezikut për destabilizim të madh të Ballkanit.

Tashmë iniciativa franko-gjermane insiston që të arrihet një marrëveshje e cila synim të parë ka deeskalimin e situatës dhe pastaj krijimin e një paqeje që përjashton influencën ruse.

“Pra, insistohet një marrëveshje pa njohje, që do të thotë që është hequr dorë nga politika e mëparshme e Shteteve të Bashkuara e insistimit që njohja të ishte në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi” – tha Krasniqi

 

Advertisement