Bota
SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për refuzimin e azilkërkuesve
SHBA dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje për të refuzuar azilkërkuesit në pikat kufitare jozyrtare. Lajmi u bë i ditur gjatë ditës së sotme.
Një numër i madh emigrantësh kanë bërë kalime të paligjshme në rrugën Roxham në kufirin SHBA-Kanada. Lëvizja mbyll një boshllëk të krijuar nga një marrëveshje azili e vitit 2004 me SHBA-në se ku migrantët duhet të bëjnë kërkesat e tyre për azil.
Marrëveshja lejonte Kanadanë të largonte migrantët në pikat zyrtare të hyrjes, por jo në pikat jozyrtare të kalimit. Si pjesë e marrëveshjes, Kanadaja tani do të krijojë gjithashtu një program të ri refugjatësh për 15,000 migrantë që ikin nga persekutimi dhe dhuna në Amerikën Jugore dhe Qendrore.
Biden është në Otava të Kanadasë, për të folur për një sërë çështjesh ekonomike, tregtare dhe imigracioni me kryeministrin Trudeau.
Marrëveshja e migracionit është planifikuar të shpallet përpara se ai të kthehet në SHBA të premten. Marrëveshja pritet të lejojë zyrtarët në të dy anët e kufirit të kthejnë azilkërkues të tillë që shkojnë në të dy drejtimet.
Negociatat për marrëveshjen e re të kufirit SHBA-Kanada kishin ngecur për muaj të tërë, sipas raporteve. Zyrtarët amerikanë thuhet se nuk donin të ripërpunonin marrëveshjen, pasi vendi ishte zhytur në krizën e tij të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.