Politike
“SHBA do pezullojë fondet për SPAK” – Në PD janë të bindur: Ky është një nga urdhrat e Trump
Demokratja Edith Harxhi është shprehur se një nga urdhrat ekzekutiv të firmosur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është pezullimi i fondeve për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një intervistë të dhënë për Mirela Milorin në Euronews Albania, Harxhi tha se sipas saj projektuesi i reformës në drejtësi është George Soros dhe zbatuesit kanë qenë Donald Lu dhe Yuri Kim.
Ndër të tjera ajo theksoi se të gjitha projektet e SHBA-së në Shqipëri do të mbeten pezull për 90 ditë derisa të vetohen nga administrata e re me presidenti Trumpin.
“Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.
Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane.
Të gjitha këto projekte janë pezull, do jenë pezull për 90 ditë derisa të votohen nga administrata e re”, tha demokratja ndër të tjera.