Bota
SHBA e kërkon me çdo kush, 10 milionë dollarë për kokën e al-Awlaki

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur shpërblimin për informacione që do të çonin në kapjen e kreut të al-Kaedës në Gadishullin Arabik (AQAP), Sa’ad bin Atef al-Awlaki.
Së fundmi DASH ka njoftuar se nga 6 milionë dollarë që ishte shpërblimi I mëparshëm, për al-Awlaki shpërblimi shkon në 10 milionë dollarë.
Në vitin 2024, al-Awlaki u emërua udhëheqës i AQAP-së. Ai ka bërë thirrje publikisht për sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë. Si udhëheqës i grupit dhe si ish-emir i AQAP-së i provincës Shabwah në Jemen, ai ka udhëhequr sulmet e AQAP-së kundër SHBA-së dhe ka rrëmbyer amerikanë në Jemen.
Përveç kësaj, DASH vazhdon të ofrojë shpërblime deri në 5 milionë dollarë për informacion që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e Ibrahim al-Banna dhe shpërblime deri në 4 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi. Al-Banna dhe al-Qosi janë pjesë e ekipit udhëheqës që ndihmon udhëheqësin e AQAP.

