Connect with us

Politike

“SHBA e nxorri nga dera e parlamentit, këta e fusin nga dritarja”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko komentoi gjithashtu edhe pjesëmarrjen e aleatëve si Agron Duka dhe Dashamir Shehi në mbledhjen me Gazment Bardhin dhe Sali Berishën. Sipas tij, Duka dhe Shehi kanë vepruar gabim pasi nuk kanë detyrime ndaj Berishës.

“Si zoti Duka, Shehi dhe gjithë të tjerët janë gabim aty sepse janë bërë deputetë me vulën e PD dhe konkretisht të Lulzim Bashës. Nuk kanë detyrim nga Berisha, është tjetër gjë nëse iu ka ndonjë gjë në dorë. Por ata duhet të qëndrojnë tek PD që përfaqëson vlerat euro-atlantike dhe që ka marrëdhënie të forta me SHBA”, theksoi Bejko.

Bejko komentoi gjithashtu edhe një deklaratë të Bardhit të pak ditëve më parë. Sipas Bejkos, ndërkombëtarët pritet që të dalin së shpejti me një deklaratë që kundërshton bashkimin me Sali Berishën. “Doli edhe Bardhi dhe tha se ndërkombëtarët na kanë kërkuar të bëjmë një opozitë të fortë, e kërkojnë por jo me non gratën. Por me këtë rast, nëse është ndonjë ndërkombëtar tjetër, që ia ka thënë Bardhit, ta bëjë transparent se cili e ka thënë. Nëse ka qenë pa përkthyes merr njërin nga këto ndërkombëtarët, unë dyshoj tek vërtetësia sepse zoti Bardhi nuk di anglisht dhe mund të jetë keqkuptuar në atë që i kanë thënë. Kurrë ndërkombëtarët nuk e përkrahin bashkimin me Sali Berishën.  Do ta dëgjoni këto ditë, do të bëjnë reagimin për t’u distancuar edhe njëherë nga non grata për të gjithë ato që kanë qoftë edhe një ide fillestare për të qenë pranë non gratës dhe për t’i dhënë atij oksigjen. Amerikanët e nxorën Sali Berishën nga dera e parlamentit. Këta i japin grupin parlamentar dhe e fusin nga dritarja e Kuvendit“, përfundoi Bejko.

Advertisement