Connect with us

Bota

SHBA ekzekuton liderin e shtetit islamik në veri të Sirisë

Forcat amerikane kanë kryer një operacion me helikopter duke pasur në shënjestër një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik në Sirinë veriore. Mediat e huaja shkruajnë se udhëheqësi i shtetit islamik, dyshohet se ishte përgjegës për planifikimin e sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.

Komanda Qendrore e SHBA-së bën me dije se është eksekutuar shënjestra e operacionit, ndërsa të vdekur kanë mbetur dy persona të armatosur.

“Sulmi ka rezultuar me vrasjen e mundshme të individit të shënjestruar”, tha përmes një deklarate Komanda Qendrore e SHBA-së.

Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, konfirmoi se operacioni kishte ndodhur dhe tha se tre persona u vranë, dy në vendin e vetë operacionit dhe një i tretë në periferi të një fshati.

Observatori tha se sulmi ndodhi në fshatin Jarabulus, në lindje të Aleppos, pas mesnatës së së dielës.

Ai tha se forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kryen një sulm ajror në fshatin Al-Suëaida në rrethin Ghandoura në fshatin Jarablus, brenda zonave të kontrolluara nga forcat turke dhe fraksionet e tyre besnike.

Ky është aksioni i dytë i kryer nga SHBA brenda pak kohësh, pasi më herët gjatë këtij muaji, u ezkekutua një tjetër udhëhqeës i grupimit të shtetit islamik.

Advertisement