Rajon
SHBA ESHTE SHITUR ME HESHTJE/ Dilas sulmon Hill, tronditet politika serbe
Në një letër të hapur drejtuar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, Dragan Đilas, kryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, ka ngritur pyetje të forta mbi qëndrimin e SHBA-ve ndaj regjimit aktual serb. Ai akuzon ambasadorin Hill për mbylljen e syve ndaj veprimeve të qeverisë serbe, duke akuzuar se kjo mund të jetë bere për shkak të interesave ekonomike amerikane në Serbi.
Đilas theksoi se, ndërsa mijëra qytetarë dhe studentë po protestojnë kundër qeverisë, ambasadori Hill deklaroi se “Serbia po ecën në drejtimin e duhur” dhe se “çdokush në këtë vend ka një mundësi”.
Ai pyet se çfarë mundësie ekziston për qytetarët e zakonshëm, duke përmendur incidentin tragjik të shembjes ne stacionin e trenit ne Novi Sad, për shkak të korrupsionit dhe neglizhencës, që rezultoi me shume viktima.
Đilas gjithashtu kritikoi dhënien e kontratave të mëdha kompanive amerikane si Bechtel për ndërtimin e Korridorit të Moravës me kosto të larta, dhe marrëveshjet për ndërtimin e centraleve diellore me vlerë mbi një miliard euro. Ai pyet nëse këto marrëveshje janë arsyeja pse ambasadori Hill po injoron veprimet e regjimit serb.
Në fund, Đilas shpreh shqetësimin se mbështetja e qytetarëve serbë për Bashkimin Evropian po bie, dhe fajëson liderët perëndimorë për komprometimin e vlerave evropiane në favor të interesave personale.Ai thekson se qytetarët serbë nuk kanë kërkuar ndihmë nga jashtë, por gjithashtu nuk presin ndërhyrje në çështjet e tyre të brendshme.
Kjo letër pasqyron tensionet në rritje midis opozitës serbe dhe përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë, duke ngritur pyetje mbi ndikimin e interesave ekonomike në politikën e jashtme dhe mbështetjen për demokracinë në rajon……………