Connect with us

Politike

SHBA, garancia e SPAK/ Rakipllari për zgjedhjen e kryeprokurorit: Ambasada Amerikane hodhi poshtë pretendimet e Berishës

Në studion e Top Story, teksa u diskutua zgjedhja e kreut të ri të SPAK Klodian Braho, drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari tha se mbështetja kryesore është SHBA.

Sipas tij, SHBA e bëri të qartë preferencën për Brahon, ndërsa deklarata e sotme e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, hodhi poshtë pretendimet e Sali Berishës se Dumani nuk është mbështetur nga administrata Trump.

Mbështetja e ndërkombëtarëve, është garancia kryesore e SPAK. Reagimi i sotëm i ambasadës amerikane por jo vetëm, pas zgjedhjes së z.Braho, fotot e djeshme e bënin të qartë preferencën. Z.Braho ka qenë një nga mbështetsit e z.Dumani dhe ai duhet të ketë dhënë sugjerimin e vet për pasardhësin e tij.

Kjo i hedh poshtë deklaratat e Berishës, jo Troplini e me radhë. Mandati i Dumanit, e kam cilësuar historik për drejtësinë shqiptare. Nëse vijon edhe me Brahon në këto nivele, do të jetë pozitive”-u shpreh Rakipllari.

Advertisement