Kosova
‘SHBA-ja lëshon ultimatumin/ DASH ka dy fjalë për urën mbi Ibër
Sipas Albanian Post, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) ka deklaruar për platformën “The Pavlovic Today” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk mbështesin përpjekjet e autoriteteve kosovare për të ndryshuar “statusin” e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë në këtë moment.
Ai ka theksuar gjithashtu se ekziston rrezik i vërtetë persa i përket hapjes së urës tani, gje e cila mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), përfshirë ata amerikanë.
“SHBA-të nuk mbështesin asnjë lëvizje për të ndryshuar statusin aktual të urës në Mitrovicë në këtë moment. Hapja e urës për automjete tani do ngre potencialin për dhunë dhe do ta vendose në rrezik popullatën lokale si dhe ushtarët e KFOR-it – përfshirë amerikanët – të cilët punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë” – ka deklaruar një zëdhënës i DASH-it.
Kujtojme, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të mos vazhdojë – tani për tani – me planin për hapjen e urës së Ibrit. Ai ka shtuar se “veprimet e pakoordinuara” të ekzkekutivit kosovar në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën euroatlantike.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se ura mbi Ibër, që aktualisht ndan qytetatin e Mitrovicës në vija etnike, do të hapet plotësisht. Aktualisht, ajo është e hapur për këmbësorë, por jo edhe për automjete. Megjithatë, vendet e QUINT-it në krye me SHBA-të kanë nënvizuar se nuk e mbështesin këtë.