Connect with us

Kosova

SHBA ka besim te dialogu/ Zyrtari amerikan: Synimi, njohja reciproke

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të jenë konstruktiv në takimin e së hënës, të 27 shkurtit në Bruksel, ku do kenë në tavoline planin evropian për normalizimin e raporteve.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha për Zerin e Amerikes se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i shfrytëzojnë këto bisedime dhe të tregojnë gatishmëri për qetësi dhe të ardhme në rajon.

“Serbia dhe Kosova nëpërmjet dialogut duhet të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme…. Besojmë që normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka në pikësynim njohjen reciproke…”, theksoi si duke shtuar se avancimi i dialogut do të hapë dyert drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.

Advertisement