Connect with us

Kosova

SHBA, lojtare me numër 10 në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, thotë se marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet, në mënyrë që mënyrë që njerëzit të kenë besim në marrëveshjet e ardhshme. Ai tha se “amerikanët po përpiqen të bëjnë të ditur se duan të jenë pjesë e procesit dhe të garantojmë rezultatin e këtyre negociatave”. Ai tha gjithashtu se zgjidhja e çështjes së Kosovës është zgjidhje për Serbinë, zgjidhje në Ballkan, por edhe zgjidhje për Evropën.

“SHBA ka interesa afatgjata në Kontinentin dhe Rajonin e Ballkanit. Çështja themelore është të merremi me atë që quhet Asociacioni i komunave serbe, e cila buron nga Marrëveshja origjinale e Brukselit. Ajo absolutisht duhet të zbatohet” – tha ambasadori amerikan

Christopher Hill theksoi se SHBA mbështesin atë që kanë bërë evropianët, veçanërisht propozimin që vjen nga francezët dhe gjermanët.

Advertisement