Politike
“SHBA ‘mbyt’ familjen Berisha”/ Avokati ‘shpërthen’ ashpër
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth çështjes së 21 janarit. Ai ka theksuar akuza shumë të rënda të cilat bien mbi ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç kësaj avokati ka treguar edhe që Berisha mund të ketë probleme me SHBA për trafik armësh drejt vendeve armike të Izraelit dhe SHBA-së. Kjo çështje mund të çojë edhe në ekstradimin e tij drejt Amerikës.
“Dosja e Gërdecit është gati jo vetëm për Fatmir Mediun por edhe për Shkëlzen Berishën, Argita Berishën, Lulzim Bashën. Jo vetëm vrasjet bëhet fjalë edhe për trafikun e armëve që ka bërë Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Lulzim Basha në interes të vendeve armike të SHBA dhe Izraelit. Kto janë çështje që kanë dalë nga dosja e Gërdecit ka ardhur materiali i rëndesishëm nga SHBA, për trafik armësh. Si janë dërguar armë për të goditur Izraelin, marrim parasysh që Izraeli është mik me SHBA-në dhe Amerika nuk e fal në këtë pjesë. Ky është një krim ndërkombëtar dhe SHBA nuk do t’ia lerë Shqipërisë këtë çështje dhe parashikoj që Berisha do ketë punë dhe me SHBA dhe mund të vejë si i ekstraduar për këtë krim drejt Amerikës.” përfundoi avokati.