Connect with us

Kosova

SHBA merr frenat, hiqen nga rruga e dështimit BE-ja, Borrell dhe Lajçak

Sociologu Vladimir Vuletiç vlerëson se pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën e madhe, problemet e brendshme të vendeve të BE-së do ta vënë në prapavijë Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën gjë ai pret edhe për Kosovën, duke mos e përjashtuar mundësinë që kryefjala t’i lihet sërish Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Flitet shumë për këtë zhvendosje të Europës djathtas. Nuk ka dyshim se kur bëhet fjalë për Parlamentin Evropian, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh dramatic. Qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë nuk do të ndryshojë, as marrëdhëniet në vetë Bashkimin Evropian” – deklaroi Vuletiç.

Por ai theksoi se për Evropën, përmbysjet më të rëndësishme janë brenda vendeve anetare, në radhë të parë udhëheqëse të BE-së dhe beson se ato do të sjellin më pak interesim për çështjet rajonale në Ballkan.

“Në radhë të parë ata do të merren me çështjet e brendshme. Po shohim që në Francë tashmë janë shpallur zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për çështjet që na interesojnë më së shumti, mbi të gjitha për Kosovën, fokusi mbi dialogun të jetë më i vogël dhe fjala kyçe sërish do t’i lihet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ka qenë edhe më parë” – theksoi Vuletic.

Duke komentuar rrethanat aktuale gjeopolitike, ai vlerësoi se ato nuk po ndryshojnë shpejt dhe se ideja e Perëndimit është “që kjo hapësirë të ndahet, pasi do jetë më e lehtë për t’u kontrolluar” dhe nënvizoi se në këtë kuptim, fakti që nuk do të lejohet krijimi i një lloj “Shqipërie e madhe” është një çështje aktuale sot.

“Ky është një lloj ngushëllimi për Serbinë, e cila e konsideron Kosovën dhe Metohinë si pjesë të pandashme të saj” – u shpreh Vladimir Vuletiç

Sipas tij ajo që mund të ndikojë në rajon, do të ishte fitorja e Donald Trump në zgjedhjet në SHBA.

“Richard Grenel kishte një plan specifik për rajonin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Asnjëherë nuk u zyrtarizua, por diku dihet përafërsisht se në çfarë bazohej ai plan. Në këtë kontekst, duhet kuptuar ideja e lancuar joformalisht nga profesori dhe analisti amerikan Edward Joseph, se SHBA-ja mund të dërgojë një të dërguar special në Ballkan për njohjen e Kosovës” – potencoi sociologu serb

Advertisement