Kosova
SHBA ngre duart përpjetë/ Ja çfarë ka mbjellë Albin Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, pasi është takuar me Albin Kurtin, ka treguar se me kryeministrin kanë biseduar për hyrjen në fuqi të Rregullores së re të BAnkës Qendrore të Kosovës, dhe sipas diplomatit, kjo mund të sjellë tensione tek serbët locale.
Hovenier ka thënë se s’mund ta shmangësh frustrimin mes qytetarëve pasi implementimi i Rregullores së BQK-së ka impakt të ndjeshëm tek ta.
Ambasadori amerikan ka thënë se do të ketë tensione nga qytetarët serb meqë ata do të ndjehen se iu është ndërprerë një benefit nga i cili varen dhe potencoi se SHBA është e shqetësuar për individët dhe jetët e tyre.
“Unë nuk e di se nuk mund ta shmanget frustrimi i qytetarëve si rezultat i këtij vendimi dhe implementimit. Mendoj se do të ketë tensione nga serbët sepse do ndjehen se iu është ndaluar një përfitim nga i cili ata varen. Askush s’e dëshiron një gjë të tillë. Ne jemi të shqetësuar” – ka deklaruar Hovenier.
Më herët, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për shtyp, tha se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) vetëm synojnë të mbrojnë integritetin e sistemit financiar të vendit, dhe shtoi se rregullorja e BQK-së “as s’e lejon, as s’e ndalon dhe as s’merret me dinarin serb” ngaqë asnjëherë s’ka qenë në fokus ndalimi i ndonjë valute specifike.
Ai deklaroi se rregullorja e ndryshuar e BQK-së për operacionet me para të gatshme, ku specifikohet se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve është euro dhe rrjedhimisht, përjashtohet dinari serb në Kosovë, theksoi se asnjë qytetar nuk ka arsye të frikësohet nga zbatimi i rregullores së re. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores dhe t’u japë kohë serbëve lokalë, megjithatë zëvendëskryeministri kosovar nënvizoi se rregullorja nuk do të ndikojë në komunitetet me shumicë serbe.
“Duhet të bëhet e qartë që kërkesa parësore është sigurimi i një tranzicioni të lehtësuar dhe siguria te qytetarët serbë që implementimi nuk nënkupton ndalim të transfereve nga Serbia. Menaxhmenti i BQK-së ofroi opsione se si mund të rregullohet kjo pa shkaktuar vështirësi dhe paqartësi te qytetarët serbë që kanë operuar me dinarë deri më tani” – deklaroi Bislimi