Kronike
SHBA nuk mjafton/ Kurti dhe Vuçiç duket që s’janë të interesuar për diçka të madhe
Analisti, Marko Prelec, i cili njeh jashtëzakonisht mirë rajonin e Ballkanit, në Samitin për Paqe dhe Demokraci ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Prelec ka thënë se aktualisht duket që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksander Vucic s’janë të interesuar për t’u marrë vesh në dialog për diçka të madhe.
“Është shumë e çuditshme, që presidenti serb dhe kryeministri i Kosoves nuk duken që duan vërtetë të pajtohen për diçka madhore” – ka theksuar Prelec
Me tutje ai ka thënë se për të pasur sukses nuk mjafton vetëm dëshira e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë dhe se duhet një minimum i pajtueshmërisë në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
Hulumtuesi në organizatën e pavarur te zgjidhjes se krizave, beson se diskursi i Qeverisë së Kosovës për mundësinë e ndonje sulmi nga ana e Serbisë apo përsëritjes eventuale të një situate si më 24 shtator të vitit të kaluar, kanë për qëllim fitimin e simpatisë së ndërkombëtarëve.
Perëndimi, si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, është i shqetësuar me Rusinë, praandaj sipas Prelec, Albin Kurti po synon që ta nxjerrë Serbinë si pro-ruse.
“Keto lloj deklaratash duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë e Perendimit. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë dhe për kryeministrin Kurti, çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbine si pro-ruse, duket se ka kuptim” – ka thënë Prelec, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.