Kosova
SHBA përgatit rokadën Kurti-Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të bëj një vizitë zyrtare në SHBA, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Burime brenda partisë janë shprehur se Abdixhiku do të takohet me “autoritete të larta amerikane”, por nuk kanë komentuar detaje të tjera, duke shtuar edhe më shumë hamendësimet.
Sipas analistëve në Kosovë, njohës të funksionimit të diplomacisë amerikane, SHBA është duke përgatitur një rokadë të mundshme mes Kurti dhe Abdixhiku-t.
Lëvizjet e reja në fushën e shahut, ndoshta të projektuara që më parë, vijnë pak ditë pasi Kryeministri i Kosovës, pasi u lëkund disa herë në shilarësen politike, duke iu shmangur kërkesës së emisarit të SHBA, Gabriel Escobar për shtyrjen me një vit të çështjes së targave, i tha ‘Jo’ këtij propozimi dhe ‘hodhi në treg’ vendimin për konvertimin me faza dhe deri më 21 prill 2022 te targave të Serbisë me ato të Kosovës. Vendimi i Kurtit u pa i papërshtatshëm gjithashtu nga Bashkimi Europian.